Martinez dhe Sanchez po shfrytëzojnë pushimin, argjentinasi merr lajme të mira

Sulmuesit e Interit Alexis Sanchez dhe Lautaro Martinez po përfitojnë nga kualifikimet e shtyera për Kupën e Botës dhe janë duke u përgatitur për ndeshjen ndaj Bolognas.

Sport

25/03/2021 11:56

Tuttosport raporton se kiliani dhe argjentinasi janë dy nga tre sulmuesit që kanë qëndruar në Itali dhe po stërviten me klubin, transmeton lajmi.net.

Tutje, thuhet që dy Amerikano-Jugorët do të fillojnë ndeshjen kundër Bolonjës në 3 prill, pasi atyre u është dhënë një pushim më i gjatë.

Kualifikimet e Kupës së Botës të ekipeve të Amerikës së Jugut janë shtyrë për shkak të COVID-19.

Interi ka filluar me Martinez dhe Sanchez në pesë ndeshje, duke marrë tre fitore dhe dy humbje.

Klubi i Interit gjithashtu po përgatitet për rinovimin e Martinezit, i cili do të ndodhë shumë shpejt./Lajmi.net/