Martesë sekrete e Guardiolas

Pep Guardiola e ka bërë hapin më të rëndësishëm në jetë, duke u martuar me të fejuarën e deritashme, Cristina. Çifti është së bashku qe 20 vjet dhe ka tre fëmijë.

Sport

29/05/2014 19:35

Pep Guardiola e ka bërë një martesë shumë sekrete në Matadepera, një komunë e vogël me 8 mijë banues, në Kataluni.

Lajmin e ka konfirmuar e përditshmja spanjolle Mundo Deportivo, e cila ka shtuar se ceremonia është zhvilluar në sallën plenare të bashkisë së qytetit, përpara disa miqve (rreth 10 persona, në mes tyre prindërit e burrit dhe gruas dhe tre fëmijët e çiftit, Maria, Marius e Valentina).

Cristina e Pep janë prezantuar në Komunë në ora 9:30 dhe pas një ceremonie të shkurtër, në ora 10:10 e kanë lëshuar sallën.

Ata janë së bashku qe 20 vjet dhe lidhja e tyre nuk është zbehur kurrë.