“Marshojmë për drejtësi” – ekipi kryeqytetas në përkrahje të ish-krerëve të UÇK-së

Ekipi i Flamurtarit të Prishtinës ka dalë në mbështetje të marshit për drejtësi, në përkrahje të ish-krerëve të Ushtrisë Çirimtare të Kosovës. Me anë të një postimi në faqen zyrtare, Flamurtari ka publikuar një fotografi të futbollistëve dhe stafit të skuadrës duke mbajtur në duar parullën “Marshojmë për Drejtësi”. “Marshojmë për Drejtësi” – ka shkruar…

Sport

30/03/2023 15:54

Ekipi i Flamurtarit të Prishtinës ka dalë në mbështetje të marshit për drejtësi, në përkrahje të ish-krerëve të Ushtrisë Çirimtare të Kosovës.

Me anë të një postimi në faqen zyrtare, Flamurtari ka publikuar një fotografi të futbollistëve dhe stafit të skuadrës duke mbajtur në duar parullën “Marshojmë për Drejtësi”.

“Marshojmë për Drejtësi” – ka shkruar faqja zyrtare e klubit “kuqezi” nga Prishtina në fotografinë e publikuar.

Të dielën, më 2 prill, në Prishtinë do të mbahet një marsh në përkrahje të ish-krerëve të UÇK-së të cilët po mbahen në paraburgim në Hagë./Lajmi.net/