Marrëveshja për pranimin e fajësisë parasheh 3 vjet burgim për Shalën
Kryetarja e trupit gjykues, Mappie Veldt-Foglia, ka thënë se Zyra e Prokurorit të Specializuar dhe Haxhi Shala, në marrëveshjen për pranimin e fajësisë, ishin dakorduar për caktimin e dënimit prej 3 vjet burgim për Shalën. Ajo ka theksuar se ZPS-ja dhe Shala ishin dakorduar që përveç kësaj, ZPS-ja të propozojë që të akuzuarit t’i llogaritet…
Lajme
Kryetarja e trupit gjykues, Mappie Veldt-Foglia, ka thënë se Zyra e Prokurorit të Specializuar dhe Haxhi Shala, në marrëveshjen për pranimin e fajësisë, ishin dakorduar për caktimin e dënimit prej 3 vjet burgim për Shalën. Ajo ka theksuar se ZPS-ja dhe Shala ishin dakorduar që përveç kësaj, ZPS-ja të propozojë që të akuzuarit t’i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim.
“Ju keni rënë dakord për caktimin e një dënimi prej 3 vitesh burgim dhe marrëveshja për pranimin e fajësisë- në të thuhet që në shkëmbim të fajit nga ju ZPS-ja do t’i rekomandojë trupit gjykues një burgim prej tre vitesh burg dhe i rekomandon që zotit Shala t’i llogaritet koha e kaluar në paraburgim të DhSK-së”, ka thënë gjykatësja.
Në pajtim me marrëveshjen e pranimit të fajësisë, Mappie Veldt-Foglia ka deklaruar se ZPS-ja pajtohet që të tërheq pikën 1 të aktakuzës. Këtë gjë e konfirmoi edhe Shala.
Shala u njoftua që në rast që aprovohet kjo marrëveshje për pranimin e fajësisë, atij i hiqet e drejta për apelim të vendimeve. Pra, Shala nuk do të ketë mundësi që ta tërheq pranimin e fajit apo të kërkojë ndryshimin e vendimit të dënimit.
Sjala ka theksuar se i ka kuptuar dhe pajtohet me atë që jam marrë vesh me avokatin dhe avokati me Prokurorinë. “Në qoftë se vendimi është mbi tri vite unë do ta apeloj dhe në qoftë se është tri vite e poshtë, jo”, ka thënë Shala.
Gjithashtu, Shala ka theksuar se me vullnetin e tij të lirë është arritur kjo marrëveshje dhe s’ka pasur asnjë kërcënim apo shtytje për pranim të fajësisë. Ai pohoi se i kupton pasojat e kësaj marrëveshjeje dhe heq dorë nga e drejta për t’u gjykuar në një gjykim të rregullt.
Gjykatësja Mappie Veldt-Foglia në seancë i lexoi pikat për të cilat, sipas saj, Shala ka rënë dakord në marrëveshjen për pranimin e fajësisë. Gjykatësja ka thënë se i pandehuri ka pranuar se ishte pjesë e një grupi që kërkonte të nxiste dëshmitarin 1 që të mos jepte dëshmi para DhSK-së përmes premtimit për përfitim. Ajo ka theksuar se në veçanti, anëtarët e grupit duke vepruar nën drejtimin e Shalës i shkuan dëshmitarit dhe i thanë atij që ai duhet ta tërhiqte dëshminë para DhSK-së.
Sipas saj, gjatë vizitës më 12 prill 2023, Januzi në vijim të vizitës së parë i kishe transmetuar dëshmitarit 1 një ofertë që Haxhi Shala dhe të tjerë do ta ndihmonin atë në qoftë se ai do të tërhiqte dëshminë.