Marrëveshja BE-Ukrainë nënshkruhet në fund të qershorit
Presidenti i Bashkimit Evropian, Herman Van Rompuy tha se BE-ja do t’i nënshkruajë pjesët e mbetura të Marrëveshjes për Asocim me Ukrainën në fund të këtij muaji.

Bota
Radio Evropa e Lirë njofton se, presidenti i BE-së, Rompuy deklaroi të mërkurën në Bruksel se kjo marrëveshje do të nënshkruhet jo më larg se më 27 qershor, në ditën e dytë përfundimtare të samitit të shefave të shteteve dhe të qeverive të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian.
BE-ja dhe Ukraina në muajin mars e kanë nënshkruar pjesën politike të marrëveshjes, atëherë kur presidenti i Rusisë Vladimir Putin e kishte nënshkruar aneksimin e Krimesë së Ukrainës.