Marotta ‘godet’ Lukakun: Ai ka 103 kilogram, nuk është i përgatitur fizikisht

Sulmuesi i Kombëtares së Belgjikës, Romelu Lukaku është lënë në stol për ndeshjen mes Interit dhe Portos në fazën 1/8 e finales në UEFA Champions League. Drejtori ekzekutiv i Interit, Marotta ka folur rreth sulmuesit belg dhe ka treguar arsyen pse ai është lënë në bankë rezervë për këtë përballje, shkruan Lajmi.net “Pse Lukaku është…

Sport

22/02/2023 20:50

Sulmuesi i Kombëtares së Belgjikës, Romelu Lukaku është lënë në stol për ndeshjen mes Interit dhe Portos në fazën 1/8 e finales në UEFA Champions League.

Drejtori ekzekutiv i Interit, Marotta ka folur rreth sulmuesit belg dhe ka treguar arsyen pse ai është lënë në bankë rezervë për këtë përballje, shkruan Lajmi.net

“Pse Lukaku është në pankinë? Romelu ka 103 kilogram mbi supe, ai duhet të jetë i përgatitur fizikisht. Nuk është ende 100 për qind në formë, ai po kthehet”, ka thënë Marotta

Ndeshja mes Interit dhe Portos nis nga ora 21:00 në stadiumin ‘Guiseppe Meazza’./Lajmi.net/