Marotta: Brozovic dëshiron të qëndrojë te Interi

Drejtori sportiv i Interit ka folur lidhur me të ardhmen e disa futbollistëve të tyre.

Sport

19/10/2021 20:57

Interi luan sonte një ndeshje pothuajse vendimtare në Ligën e Kampionëve ndaj Sheriff Tiraspol, transmeton lajmi.net.

Para këtij dueli në një intervistë për Sky Sport ka folur drejtori sportiv Marotta i cili ka zbuluar se Marcelo Brozovic dëshiron të qëndrojë te Interi.

“Marcelo Brozovic dëshiron të qëndrojë këtu, kjo është ajo që na ka thënë ai”.

“Ne do të takohemi me agjentin e tij së shpejti për të arritur një marrëveshje lidhur me rinovimin e kontratës”.

“Nicolo Barella dhe Lautaro Martinez kanë vendosur të qëndrojë gjithashtu”, tha Marotta.

Marcelo Brozovic ka kontratë me Interin deri në qershor të vitit 2022, dhe duket si ai do të rinovojë me klubin. /Lajmi.net/