Mark Zuckerberg i hidhëron keq fqinjët e tij (Foto)

Mark Zuckerberg është vendosur në qendër të kritikave për ndërtimin e një muri 2 metra të lartë përgjatë pronës së tij në Hauai.

Fun

30/06/2016 15:22

Miliarderi i rrjeteve sociale bleu 30 hektarë tokë në zonën e njohur si Kauai në vitin 2014, të cilës më vonë i shtoi edhe 15 hektarë të tjera, përfshirë këtu edhe një ndër gjiret më të famshme të ishullit.

Por vendimi i Zuckerberg për të ngritur një mur me gurë vendorë, ka shkaktuar zemërimin e fqinjëve të tij, që thonë se u pengon të shohin detin gjatë shëtitjeve të tyre.

Një zëdhënëse e Zuckerberg shpjegoi për mediat qëllimin e ngritjes së këtij muri nga ana e miliarderit.

“Tha se do të shërbejë për të zbutur zhurmat e makinave që mbërrijnë nga rruga e dëgjohen në pronën e blerë nga Zuckerberg. Ne jemi të angazhuar që të respektojmë mjedisin vendas dhe të respektojmë edhe fqinjët”, tha ajo.