Mark Zuckerberg formon grupin e librave në Facebook
Klubi i librave i nisur nga themeluesi i Facebook, Mark Zuckerberg ka arritur tashmë pothuajse 140,000 pëlqime.
Fun
Miliarderi i rrjetit social ka krijuar grupin ‘A Year of Books’ (Viti i librave), dhe ka ftuar të tjerët që t’i bashkohen atij në leximin e një libri të ri çdo javë.
Zuckerberg tha se librat e zgjedhur do t’i japin atij mundësinë që të mësojë për kultura të ndryshme, besime, histori dhe teknologji, transmeton Lajmi.net.
“Të lexosh libra është një ndjenjë e veçantë. Librat iu lejojnë që të eksploroni tema të ndryshme dhe ju bëjnë që ta fusni vetën thellë në to, më shumë se mediat sociale. Jam duke shikuar mundësinë që të filloj një dietë mediale dhe në vend të përdorimit të tyre të lexoj libra”, shkroi Zuckerberg në faqen e tij zyrtare në Facebook.
Libri i parë i zgjedhur nga ai është ‘The End of Power’ nga Moises Naim, i cili radhitet i 78-i në listën e librave më të shitur në Amazon.
Mark Zuckerberg merr një sfidë të re çdo vit, duke tentuar që të mësojë diçka për botën jashtë Facebook-ut, dhe duke marrë ide të ndryshme publike për atë se cila duhet të jetë sfida e tij e radhës, transmeton Lajmi.net.
Sfida të mëhershme të Mark Zuckerberg përfshinin mësimi i gjuhës Mandarine, takim me një person të ri i cili nuk punon në Facebook, të qenurit vegjetarian dhe veshja e një krevate çdo ditë.