Mark Rutte nga sot në krye të NATO-s, zyrtarizohet emërimi i tij

Mark Rutte është zyrtarisht sekretari i Përgjithshëm i NATO-s. Aleatët e NATO-s e kanë emëruar të mërkurën kryeministrin e Holandës, Mark Rutte, si shefin e ardhshëm të NATO-s. Kjo është bërë e ditur edhe përmes një njoftimi zyrtar të NATO-s. “Të mërkurën (26 qershor 2024), Këshilli i Atlantikut të Veriut vendosi të emërojë kryeministrin holandez…

Lajme

26/06/2024 11:09

Mark Rutte është zyrtarisht sekretari i Përgjithshëm i NATO-s.

Aleatët e NATO-s e kanë emëruar të mërkurën kryeministrin e Holandës, Mark Rutte, si shefin e ardhshëm të NATO-s.

Kjo është bërë e ditur edhe përmes një njoftimi zyrtar të NATO-s.

“Të mërkurën (26 qershor 2024), Këshilli i Atlantikut të Veriut vendosi të emërojë kryeministrin holandez Mark Rutte si Sekretarin e Përgjithshëm të ardhshëm të NATO-s, duke pasuar Jens Stoltenberg. Z. Rutte do të marrë funksionet e tij si Sekretar i Përgjithshëm nga 1 tetori 2024, kur mandati i Stoltenberg përfundon pas dhjetë vjetësh në krye të Aleancës”, ka njoftuar Aleanca.

Emërimi i Ruttes u bë formalitet pasi rivali i tij i vetëm për këtë post, presidenti rumun Klaus Iohannis, njoftoi javën e kaluar dorëheqjen nga gara, pasi kishte dështuar të siguronte mbështetje.

Stoltenberg, i cili ka 10 vjet në krye të NATO-s, tha se po e lë aleancën në “duar të sigurta” dhe e quajti Ruttes një lider të “fuqishëm transatlantik”.

“E mirëpres vendimin e aleatëve të NATO-s për ta zgjedhur Mark Rutten si pasuesin tim. Mark është një transatlantik i mirëfilltë, një lider i fuqishëm. I uroj atij sukses teksa ne vazhdojmë ta forcojmë NATO-n për sfidat e tanishme dhe të ardhshme”, tha Stoltenberg./Lajmi.net/