Mario Dedivanoviç i bën këtë koment Erës për klipin e ri

Këngëtaret, Nora dhe Era Istrefi tashmë kanë përfunduar xhirimet e klipit të ri.

ShowBiz

19/03/2019 23:39

“Nuk e di”, titullohet kënga e dyshes të cilat për herë të parë bashkojnë forcat në një projekt, shkruan lajmi.net.

Era së fundmi ka hedhur një video në llogarinë e saj, Instagram teksa tregon se si do të duket në videoklip, e cila mori edhe komente të llojllojshme nga ndjekësit.

Në mesin e reagimeve ishte edhe grimeri shqiptar me famë botërore, Mario Dedivanoviç i cili e komplimenton për ‘lookun’.

“Kjo pamje”, i ka shkruar Mario i cili njëherëshit është edhe grimeri personal i yllit botëror, Kim Kardashian. /Lajmi.net/

https://www.instagram.com/p/BvFfi6KjTbg/