Mariah Carey bëhet lajmi kryesor që në orët e para të Vitit të Ri (Foto/Video)

Këngëtarja largohet nga skena në mes të performancës kryesore të Vitit të Ri në New York, pak minuta para ndërrimit të moteve.

ShowBiz

01/01/2017 14:04

Pas disa problemeve teknike gjatë performancës në sheshin kryesor në New York, Mariah Carey nuk ka vazhduar pas këngës së dytë, duke e lënë skenën bosh.

Ajo është munduar të nxirret nga situata, po çdo tentim ishte i kotë, pasi ekranet nuk ndizeshin dhe në kufje dëgjonte këngët komplet tjera nga ato që këndonte, përcjell lajmi.net.

Kështu, e gjithë bota kanë reaguar në rrjetet sociale, duke u bërë lajmi që në orët e para të 2017.

Me këtë rast, edhe vetë diva e muzikës ka lënë një mesazh për të gjithë, duke thënë se këto janë gjëra që ndodhin dhe është gati që të jetë në krye të titujve të lajmeve edhe këtë vit./Lajmi.net/

Mariah Carey suffered a New Year's Eve disasterHer set in New York went wrong due to technical glitchesShe ruffled some feathers when she eventually walked off