Marcos Alonso jep dritën e gjelbër për Atletico Madridin
Mbrojtësi i majtë i Chelsea, Marcos Alonso, duket se ka dhënë dritën e gjelbër për skuadrën e Atletico Madridit.

Sport
Kërkimi i Atleticos për një mbrojtës të majtë duket se po vjen drejt fundit, pasi është ylli i Chelsea ai i cili thuhet se është pajtuar për një transferim në ‘Wanda Metropolitano’.
Spanjolli i cili paraqitet me Chelsea e mbylli sezonin në bankën rezervë, në ndeshjen finale të Ligës së Evropës.
‘Marca’ raporton se Alonso ka vendosur që të pranojë ofertën e Atletico Madrid, transmeton lajmi.net.
‘Los Rojiblancos’ fillimisht kishin kontaktuar lojtarin 28 vjeçar dy muaj më parë, por paga e tij e lartë vështirësoi arritjen e një marrëveshjeje.
Por, gjërat duket se kanë ndryshuar dhe tashmë spanjolli është i gatshëm të heq dorë nga kërkesat e larta dhe të pajtohet për një transferim në Madrid.
Problemi i vetëm për transferimin e mbrojtësit të majtë do të mbeten negociatat me Chelsea. /Lajmi.net/