Marchisio: I kam thënë Pogbas se transferimi te Man Utd do të ishte i gabuar

Claudio Marchisio dëshiron që Paul Pogba të rikthehet te Juventus dhe ka zbuluar se ka paralajmëruar francezin se transferimi te Manchester United do të ishte një lëvizje e gabuar.

Sport

19/03/2020 14:43

Me Serie A të pezulluar, tani në mediet sportive po flitet për tregun e transferimeve të verës, dhe rikthimi i Pogbas te Juventus, është në mesin e çështjeve kryesore.

Mesfushori që ka fituar Kupën e Botës me Francën, përveç Juventusit, ka qenë i lidhur edhe me një kalim te Real Madrid, në Spanjë.

“Unë i thash se po gabonte me transferimin te Manchester United, dhe nëse më të vërtetë ai dëshiron të ndryshojë skuadër, ai duhet të zgjedh Spanjën”, ka thënë Marchisio për Tuttosport, përcjell lajmi.net.

Duke folur për rikthimin e mundshëm të Pogbas te Juventus, Marchisio ka shtuar: “Kthimi i tij do të ishte jashtëzakonisht pozitiv”.

“Pogba do të rilindte në mjedisin që ai e do shumë dhe që e përqafon atë më shumë. Ai do t’i jepte Juventusit shumë, ata kanë nevojë për dikë si ai në mesfushë. Ai është një profesionist i shkëlqyer”./Lajmi.net/