Marcelo: Urime Barcelonë, e keni merituar

Mbrojtësi i Real Madridit, Marcelo ka uruar Barcelonën në triumfin në La Ligë, duke shtuar se ata e kanë merituar një gjë të tillë.

Sport

18/05/2015 14:54

Marcelo nuk ka hezituar të urojë Barcelonën duke thënë se ata e kanë merituar të shpallen kampion të La Ligas.

“Ne duhet të përgëzojmë Barcelonën pasi ata e kanë merituar të shpallen kampion të La Ligas”, tha Marcelo pas ndeshjes së djeshme të Realit ndaj Espanyolit.

“Kemi luftuar deri në fund, por ky është futbolli. Tani ne duhet të mendojmë për sezonin tjetër. Këtë vit nuk fituam asgjë, por duhet të fillojmë të përgatitemi për sezonin tjetër”, përfundoi braziliani.