“Marca” zbulon ofertën e Real Madridit për Neymarin
"Marca" shkruan se "Los Blancos" janë të gatshëm të paguajnë 300 milionë euro për blerjen e Neymarit.

Sport
Real Madrid ka bërë gati ofertën me të cilën beson se mund ta realizojë transferimin e sulmuesit të Paris Saint-Germain, Neymar.
E përditshmja sportive madrilene “Marca” shkruan se “Los Blancos” janë të gatshëm të paguajnë 300 milionë euro për blerjen e Neymarit.
Drejtuesit e klubit francez kanë insistuar se ylli brazilian nuk është në shitje, përcjell “lajmi.net”.
Por, Real Madrid nuk dorëzohet në përpjekje për transferimin e tij në Santiago Bernabeu. /Lajmi.net/