‘Marca’ zbulon datën për ndeshjen e kthimit mes Man City dhe Real Madrid

Manchester City dhe Real Madrid duhet të luajnë edhe një ndeshje për njërën nga skuadrat të prejë biletën për 1/8 e finales.

Sport

15/05/2020 12:51

Manchester City fitonte ndeshjen e parë të luajtur në ‘Santiago Bernabeu’, me rezultatin 1:2, por pandemia Covid-19 vonoi ndeshjen e kthimit.

Tashmë, sipas raportimeve të ‘Marca’, ndeshja e kthimit do të luhet më 7 gusht, transmeton lajmi.net.

UEFA nuk ka konfirmuar akoma një gjë të tillë, megjithatë mediumi spanjoll thirret në burime të sigurta.

Ditë më parë edhe presidenti i Lyon insistonte se ndeshja mes Juve dhe Lyon do të luhet në të njëjtën datë. /Lajmi.net/