‘Marca’: Enzo Fernandez është alternativa e Real Madrid për Jude Bellingham

Real Madrid janë në kërkim të një mesfushori, për të kompletuar tranzicionin prej treshes Casemiro-Kroos-Modric. Skuadra e Real Madrid ka dy mesfushorë të rinj në përbërje, me Aurelien Tchouameni e Edouardo Camavinga, por duhet të gjejnë edhe një emër tjetër. Jude Bellingham është emri i preferuar në bord, por konkurrenca për të do të jetë…

Sport

30/11/2022 16:31

Real Madrid janë në kërkim të një mesfushori, për të kompletuar tranzicionin prej treshes Casemiro-Kroos-Modric.

Skuadra e Real Madrid ka dy mesfushorë të rinj në përbërje, me Aurelien Tchouameni e Edouardo Camavinga, por duhet të gjejnë edhe një emër tjetër.

Jude Bellingham është emri i preferuar në bord, por konkurrenca për të do të jetë shumë e madhe.

Megjithatë, ‘Marca’ shkruan se Reali ka filluar të mendojë për planin B dhe tashmë kanë gati alternativën, përcjell lajmi.net.

Ylli në rritje i Benficas, argjentinasi Enzo Fernandez është lojtari që mund t’i bashkohet Realit, nëse dështon lëvizja për Bellingham.

Nëse skuadrat angleze ‘rrëmbejnë’ Bellingham, Reali do ta nisë ofertën për Enzo. /Lajmi.net/