Marc Marquez fiton titullin e shtatë, afrohet me Valentino Rossin
Spanjolli Marc Maruqez ka fituar titullin e tretë radhazi në MotoGP.

Sport
Kësaj radhe, Marquez triumfoi në Japoni, transmeton lajmi.net.
Ky është titulli i shtatë në total për 25 vjeçarin, kurse i pesti në MotoGP.
Fitorja në Japoni ishte e teta e sezonit për spanjollin.
Me këtë titull, 25 vjeçari futet në nivel me Mick Doohan me nga pesë tituj duke lënë para tij vetëm Valentino Rossin (7) dhe Giacomo Agostini (8). /Lajmi.net/