Maradona “sulmon” hapur Ramosin
"E pranoj që është një lojtar i mirë, por jo një lider. Ai mund të bëhet i tillë, por për momentin nuk është ende lider".
Sport
Diego Armando Maradona ka deklaruar përsëri që Sergio Ramos nuk është një lider.
Ai ka kërkuar ndjesë nëse spanjolli është lënduar nga deklaratat, mirëpo ka përsëritur mendimin e tij, përcjellë “Lajmi.net”.
“Nëse Ramos ka mbetur i fyer nga deklarata ime, i kërkoj ndjesë”, tha Maradona.
“Pavarësisht kësaj, ideja ime për të nuk ndryshon. E pranoj që është një lojtar i mirë, por jo një lider. Ai mund të bëhet i tillë, por për momentin nuk është ende lider”.
“Për mua nuk ka rëndësi se çfarë thonë njerëzit, pasi unë vazhdoj t’i them lirshëm idetë dhe mendimet e mia”, shtoi ai. /Lajmi.net/