Maradona: Ne argjentinasit jemi krenarë për Messin, por Ronaldo …

Diego Maradona është magjepsur nga paraqitja e Cristiao Ronaldos në Ligën e Kampionëve.

Sport

13/03/2019 16:28

Portugezi shënoi tri gola për fitoren 3:0 të Juventusit ndaj Atletico Madridit në ‘Allianz Stadium’, rezultat që dërgoi ‘Zonjën e Vjetër’ në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Maradona, nuk ka hezituar të lëvdojë Ronaldon për paraqitjen ndaj Atleticos, duke e cilësuar një magjistër të futbollit.

“Të dy lojtarët luajnë sikur të kenë një shkop magjik në duart e tyre. Vërtetë, ne argjentinasit jemi krenarë për Messin, por Ronaldo është një ‘bishë’”, ka deklaruar Maradona, përcjell ‘lajmi.net’.

“Ronaldo është një fuqi e pastër, magjistar i futbollit. Para ndeshjes tha se do të shënonte tri gola, dhe ai e bëri atë”, ka shtuar Diego i madh./Lajmi.net/