Maradona, akuzë të pabesueshme ndaj Messit

Legjenda e futbollit argjentinas, Diego Armando Maradona, e ka dhënë një deklaratë të pabesueshme për Lionel Messin.

Sport

09/06/2016 17:35

Maradona ka deklaruar që bashkëkombësi i tij, është një lojtar pa personalitet.

“Leo është një person i mirë, por nuk ka personalitet. Atij i mungon karakteri për të qenë lider”, deklaroi Maradona, përcjellë “Lajmi.net”.

Këto akuza të Maradonës vijnë pas paraqitjeve jo të suksesshme të Messit nën fanellën e Argjentinës, me të cilën deri më tani nuk e ka fituar asnjë kompeticion madhor.

Parashikoni ndeshjet e EURO 2016 dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 6S dhe Samsung Galaxy Note 4.