Maqedonci: Siguria e Shqipërisë dhe Kosovës është e përbashkët

Ministri i Mbrojtjes në detyrë, Ejup Maqedonci, ka marrë pjesë sonte në pritjen e organizuar nga Ambasada e Shqipërisë me rastin e 113-vjetorit të Pavarësisë, ku ka theksuar se siguria e Kosovës dhe e Shqipërisë është e përbashkët, ashtu siç është edhe e ardhmja. Maqedonci u shpreh se pjesëmarrja në këtë event ishte “nder dhe…

Lajme

24/11/2025 23:44

Ministri i Mbrojtjes në detyrë, Ejup Maqedonci, ka marrë pjesë sonte në pritjen e organizuar nga Ambasada e Shqipërisë me rastin e 113-vjetorit të Pavarësisë, ku ka theksuar se siguria e Kosovës dhe e Shqipërisë është e përbashkët, ashtu siç është edhe e ardhmja.

Maqedonci u shpreh se pjesëmarrja në këtë event ishte “nder dhe kënaqësi e veçantë”, ndërsa theksoi emocionet që përjetoi në një ditë të tillë historike.

“Në momente të tilla, kur jemi të gjithë bashkë nën një flamur e një histori, zemra më mbushet me një emocion të veçantë”, deklaroi ai, duke shtuar se “kjo ndjenjë e bashkimit dhe krenarisë kombëtare është diçka që e përjetoj me shpirt”.

Ai foli edhe për bashkëpunimin mes Kosovës dhe Shqipërisë në fushën e sigurisë, duke e vlerësuar atë si gjithnjë në rritje.

“Si ministër, më gëzon jashtëzakonisht fakti që bashkëpunimi ynë në mbrojtje po rritet e forcohet çdo ditë”, tha Maqedonci, i cili theksoi se “siguria jonë është e përbashkët, ashtu siç është edhe e ardhmja jonë”.

“Shqipëria dhe Kosova janë dy shtete por janë një komb, një familje, një zemër, një qëllim. Gëzuar 28 Nëntorin!”, shkroi ai.