Maqedonci: Prindërit që i kanë përcjellur fëmijët e tyre me pushkë në krah e mbajnë gjithmonë merak fatin e tyre, e tillë ishte jeta e Haxhi Thaçit

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka ngushëlluar familjen Thaçi pas vdekjes së babait të ish-presidentit Hashim Thaçi. Maqedonci tha se prindërit të cilët i kanë përcjellur fëmijët e tyre me pushkë në krah, e mbajnë gjithmonë merak fatin e tyre. “Nga njëra përshëndetje në tjetrën, pa e ditur cila mund të jetë e fundit. E…

Lajme

17/03/2025 14:17

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka ngushëlluar familjen Thaçi pas vdekjes së babait të ish-presidentit Hashim Thaçi.

Maqedonci tha se prindërit të cilët i kanë përcjellur fëmijët e tyre me pushkë në krah, e mbajnë gjithmonë merak fatin e tyre.

“Nga njëra përshëndetje në tjetrën, pa e ditur cila mund të jetë e fundit. E tillë ka qenë jeta e Haxhi Thaçit, babait të ish-Presidentit Hashim Thaçi, që vdiq pak ditë pas përshëndetjes së fundit me të birin”,tha ai, transmeton lajmi.net.

Ministri u shprehu ngushëllime familjes dhe gjithë miqve të tij./Lajmi.net/