Mankenda: Të motivuar dhe të përqendruar maksimalisht që të japim maksimumin për tre pikët
Mankenda ka thënë disa fjalë para ndeshjes ndaj Drenicës.

Sport
Prishtina luan nesër në terrenin e Drenicës, skuadër ndaj së cilës triumfonte në xhiron e parë.
Para kësaj ndeshje disa komente ka thënë Mankenda, i cili pret që skuadra e tij të marrë tri pikët.
“Përformanca ime do të ishte e shkëlqyer nëse do të kishim fituar ndeshjen, për fat të keq rezultati nuk ishte ai që prisnim, por tashmë ka kaluar dhe tani jemi të përqendruar në pjesën e dytë të kampionatit dhe ku na duhet të japim maksimumin tonë për objektivin”, ka thënë Mankenda për faqen zyrtare të Prishtinës, përcjell lajmi.net.
“ Nesër na pret ndeshje aspak e lehtë, sepse, si gjithmonë, ne luajmë kundër një ekipi maksimalisht të motivuar. Por, edhe ne jemi të motivuar dhe të përqendruar maksimalisht që të japim maksimumin tonë për të marrë tre pikët”, ka shtuar sulmuesi anësor, Gauthier Mankenda, i cili në humbjen me Ballkanin pati paraqitje jashtëzakonisht të mirë.
Mbetet të shihet se si do të përgatitet skuadra e Zekirija Ramadanit për ndeshjen e nesërme. /Lajmi.net/