Mane sulmoi Sanen, senegalezi suspendohet nga Bayerni

Sadio Mane është suspenduar nga Bayern Munich pasi goditiLeroy Sane pas humbjes së tyre ndaj Manchester City. Sulmi i Sadio Manes ndaj Leroy Sane pas ndeshjes së Ligës së Kampionëve kundër Manchester Cityt mund të ketë pasoja të rënda për reprezentuesin senegalez. Sulmuesi ishte shumë i zemëruar sesi gjermani iu drejtua gjatë ndeshjes së Ligës…

Sport

13/04/2023 15:36

Sadio Mane është suspenduar nga Bayern Munich pasi goditiLeroy Sane pas humbjes së tyre ndaj Manchester City.

Sulmi i Sadio Manes ndaj Leroy Sane pas ndeshjes së Ligës së Kampionëve kundër Manchester Cityt mund të ketë pasoja të rënda për reprezentuesin senegalez. Sulmuesi ishte shumë i zemëruar sesi gjermani iu drejtua gjatë ndeshjes së Ligës së Kampionëve kundër Manchester Cityt dhe pas përfundimit të saj ai e goditi atë me grusht në fytyrë.

Ky reagim i dhunshëm nuk do të mbetet pa u ndëshkuar. Oliver Kahn, shef i skuadrës bavareze dhe Hasan Salihamidzic, drejtor sportiv, kanë folur tashmë për sanksionin e mundshëm që duhet të vendosin ndaj Sadio Mané, derisa lojtari nga ana e tij kërkoi falje për atë që ndodhi.

Natyrisht, Mane do të penalizohet financiarisht për sulmin e tij ndaj Sane, por sipas ‘Bild’ ai nuk do të shpëtojë vetëm me këtë dhe është suspenduar nga klubi.

Ende nuk dihet se sa gjatë do zgjasë suspendimi i senegalezit, mbetet të kuptohet në vijim.

Përveç kësaj, rrjeti televiziv supozon gjithashtu se ish-lojtari i Liverpoolit , edhe pse ka kontratë deri në vitin 2025, nuk ka të ardhme në Munich përtej verës që po vjen. Sjellja e tij, sipas këtyre informacioneve, nuk është pëlqyer nga shumë lojtarë./Lajmi.net/