Mane reagon pas Senegalit iu mor Kupa e Afrikës në tavolinë: Ka shumë korrupsion në lojën tonë dhe po vret pasionin e miliona tifozëve në të gjithë kontinentin

Super ylli i Senegalit, Sadio Mane ka reaguar ashpër pas vendimit që kombëtares së tij t’i merret titulli i Kupës së Afrikës dhe t’i jepet në tavolinë Morokos. Mane tha se në futbollin afrikan ka shumë korrupsion dhe se po e vret pasionin e tifozëve, transmeton lajmi.net. Ka shumë korrupsion në lojën tonë dhe po…

Sport

18/03/2026 09:20

Super ylli i Senegalit, Sadio Mane ka reaguar ashpër pas vendimit që kombëtares së tij t’i merret titulli i Kupës së Afrikës dhe t’i jepet në tavolinë Morokos.

Mane tha se në futbollin afrikan ka shumë korrupsion dhe se po e vret pasionin e tifozëve, transmeton lajmi.net.

Ka shumë korrupsion në lojën tonë dhe po vret pasionin e miliona tifozëve në të gjithë kontinentin.

“Ky nuk është futbolli për të cilin luftojmë, as Afrika në të cilën besojmë. Ka shumë korrupsion në lojën tonë dhe po vret pasionin e miliona tifozëve në të gjithë kontinentin.”, tha ai ndër të tjera.

Reagimi i plotë i Manes:

Ajo që ndodhi ka shkuar shumë larg. Ky nuk është futbolli për të cilin luftojmë, as Afrika në të cilën besojmë. Ka shumë korrupsion në lojën tonë dhe po vret pasionin e miliona tifozëve në të gjithë kontinentin. Lojtarët japin gjithçka në fushë, por vendimet jashtë saj janë vendimtare për ndeshjet dhe trofetë. Jam thellësisht i zhgënjyer jo vetëm për Senegalin, por për futbollin afrikan në tërësi. Ne meritojmë më mirë. Tifozët meritojnë drejtësi, transparencë dhe respekt.”, ka shkruar Mane./lajmi.net/