Mane me gjest human – paguan faturën e shërimit të një fëmijë që luftonte me jetën
Ylli i Liverpoolit, Sadio Mane është një ndër lojtarët që ndihmon shumë sidomos te shteti i Senegalit.

Sport
Mane ishte ndër yjet kryesorë të Kombëtares së Senegalit që ndihmoi të fitonin Kupën e Afrikës për herë të parë në histori të shtetit, transmeton lajmi.net.
Por, pas trofeut, Mane ka bërë një gjest të madh, duke ndihmuar një familje që nuk ishin në gjendje të paguanin faturat për fëmijën e tyre, që ishte duke luftuar për jetën.
Raportohet se Mane pagoi faturën prej 400 mijë CFA (monedhë që përdoret në Afrikë), përndryshe i bie 610 euro.