Mandzukic refuzon gjigantin e Evropës
Mario Mandzukic raportohet se ka hedhur poshtë një ofertë për t’iu bashkuar PSG dhe do të qëndrojë te Juventus së paku deri në janar.
Sport
Sipas Sky Sport Italia, Goal.com dhe medieve të tjera, reprezentuesi kroat ka refuzuar idenë e transferimit në ‘Parkun e Princave’, përcjell lajmi.net.
Ai u bë një cak i PSG, pas lëndimit të Edinson Cavanit dhe zërave të vazhdueshëm për largimin e Neymar.
Kroati rrezikon të mbetet jashtë skuadrës së Juventusit në Ligën e Kampionëve, por duket i vendosur të mbetet në Torino dhe të rishqyrtojë pozicionin e tij në janar.
Manchester United po ashtu këtë vërë kishte bërë një ofertë për të, pa harruar edhe interesimin nga Kina./Lajmi.net/