Mandatimi i Konjufcës për formimin e Qeverisë, Presidenca publikon fotografinë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka mandatuar të propozuarin e VV-së për të formuar Qeverinë, Glauk Konjufcën. Për këtë, Osmani ka njoftuar sot përmes një konference për media. “Kam mandatuar z. Glauk Konjufca, kandidat tjetër për kryeministër, ashtu siç qartë e kërkon dhe e përcakton neni 95, pika 4 e Kushtetutës, si dhe vetë praktika…

Lajme

04/11/2025 21:07

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka mandatuar të propozuarin e VV-së për të formuar Qeverinë, Glauk Konjufcën.

Për këtë, Osmani ka njoftuar sot përmes një konference për media.

“Kam mandatuar z. Glauk Konjufca, kandidat tjetër për kryeministër, ashtu siç qartë e kërkon dhe e përcakton neni 95, pika 4 e Kushtetutës, si dhe vetë praktika e Gjykatës Kushtetuese”, ka deklaruar presidentja në konferencë për media.

Në lidhje me këtë, ka njoftuar edhe Presidenca e Kosovës përmes një postimi në Facebook, të cilët edhe kanë publikuar fotografi.

“Sot, në përputhje me nenin 95, paragrafin 4 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, Presidentja Vjosa Osmani ka mandatuar z. Glauk Konjufca, mandatar për formimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës. Presidentja Osmani i ka uruar suksese z. Konjufca”, thuhet në njoftim.

Konjufca është i mandatuari i dytë nga VV, pasi Albin Kurti dështoi të formoj Qeverinë më 26 tetor në Kuvendin e Kosovës. /Lajmi.net/