Mancini vendos rekord historik te Kombëtarja e Italisë

17:16 | 10 Tetor 2021

Kombëtarja e Italisë ka shënuar fitore ndaj Belgjikës, duke zënë vendin e tretë në Ligën e Kombeve.

“Azzurët” fituan me rezultat të ngushtë 2 – 1 ndaj skuadrës së Roberto Martinezit, transmeton lajmi.net.

Me këtë fitore, përzgjedhësi i Italisë, Roberto Mancini ka vendosur rekord historik.

OptaPaolo ka zbuluar se Mancini ka regjistruar 30 fitore për vetëm 44 ndeshje, që është rekordi më i mirë në histori./Lajmi.net/