Mancini pas humbjes 5:2 ndaj Gjermanisë: Është keq ta mbyllim kështu, por kishte gjëra të mira

Sport

15/06/2022 09:30

Roberto Mancini ka dhënë komentet e tij pas humbjes së thellë ndaj Gjermanisë.

Gjermania mposhti mbrëmë Italinë me rezultatin 5:2 dhe komentet negative ishin të shumta.

Gjithsesi, selektori italian, Mancini thotë se kjo humbje nuk duhet ta pengojë progresin e Italisë.

“Është keq ta mbyllim kështu, por Gjermania është e mirë dhe ne e dimë këtë. Ne iu dhamë shumë hapësirë në pjesën e parë”, ka thënë Mancini, transmeton lajmi.net.

“Kishte disa gjëra të mira, përkundër rezultatit, por sigurisht është keq. Grupi mbetet i hapur”, shtoi italiani.

Humbja e Anglisë ndaj Hungarisë bën që Italia të jetë në pozitën e tretë në grup. /Lajmi.net/