Mancini: Kjo humbje do t’i jap forcë Italisë
Kombëtrja e Italisë ka pësuar humbjen e parë pas 37 ndeshjeve.

Sport
Italia u mposht mbrëmë 2-1 nga Spanja në gjysmëfinale të Ligës së Kombeve, shkruan lajmi.net.
Pas ndeshjes trajneri i ‘Azzurëve’, Roberto Mancini ka thënë se kjo humbje do t’i jap forcë ekipit të tij.
“Ndeshjet e futbollit janë kështu. Ndonjëherë disa detaje mund t’i vendosin ato. Pjesa e parë mund të kishte përfunduar me lehtësi 1-1”.
“Spanja luan teknikisht shumë mirë, ne duhet të ishim më të kujdesshëm në mos pranimin e goli të dytë para përfundimit të pjesës së parë”.
“Është shumë e vështirë të përballosh posedimin e topit të Spanjës me njëmbëdhjetë lojtarë, kështu që mund ta imagjinosh sa e vështirë është kur je me dhjetë futbollistë”.
“Unë mendoj se djemtë bënë atë që duhej të bënin, ne kishim nevojë për freski në lojë dhe bëra disa zëvendësime të cilat na ndihmuan në pjesën e dytë “, përfundoi Roberto Mancini. /Lajmi.net/