Manchester United të interesuar për Demiral

Manchester United janë të interesuar për transferimin e qendërmbrojtësit të Juventusit, Merih Demiral.

Sport

20/03/2022 14:29

Qendëmbrojtësi i Juventus, i huazuar te Atalanta, Demiral është në radarin e ‘Djajve të Kuq’.

Ai po kalon në një formë mjaft të mirë në Itali dhe kjo është vënë re nga United, prandaj kanë shfaqur interesim për Demiral.

Turku është transferuar te Juventusi në verën e vitit 2019, pas dy sezonesh me ‘Bianconerët’, u huazua te Atalanta.

Demiral ka fituar tre trofe me Juven: Seria A, Kupën e Italisë dhe Superkupën e Italisë./Lajmi.net/