Manchester United nuk përdor skemën e qeverisë Britanike – vazhdon të paguajë gjithë stafin e punësuar

Manchester United ka vendosur të mos ndjek shembullin e Liverpool, Newcastle United, Bournemouth e Norwich.

Sport

06/04/2020 19:30

Gjatë së shtunës, Liverpool njoftonte se do të lirojë një pjesë të stafit nga puna, duke nxitur reagime të shumta në Britani.

Sot, Manchester United njofton se ata nuk do të ndjekin skemat e qeverisë britanike dhe do të vazhdojnë të paguajnë të gjithë të punësuarit, transmeton lajmi.net

Pagat do të vazhdojnë të paguhen të plota, deri në ndonjë vendim të ardhshëm (nëse do të ketë të tillë).

Të punësuarit që nuk mund të kryejnë punë nga shtëpia, inkurajohen të dalin vullnetarë në ndihmë të NHS ose komuniteteve lokale.

Njësoj si United, dje Manchester City kishin njoftuar se nuk do të lirojnë staf nga puna dhe se do të vazhdojnë të paguajnë paga. /Lajmi.net/