Manchester United “nënshtron” me breshëri golash Romën në “Old Trafford”

Manchester United ka dalë triumfues në duelin ndaj Romës në kuadër të gjysmëfinales së Europa League.

Sport

29/04/2021 22:55

“The Red Devils” u deshën të riktheheshin nga disavantazhi në pjesën e parë, shkruan lajmi.net.

Fernandes shënoi gol në min 9’, por Roma reagoi me dy gola të shpejtë të cilët e zunë në befasi skuadrën e Solskjaer.

Pellegrini shënoi nga penaltia në min 15’ dhe Dzeko i dha avantazhin Romës në min 34’.

Por, në pjesën e dytë, Manchesteri arriti të rikthehej fuqishëm duke e ndëshkuar Romën.

Cavani shënoi dy gola për të rikthyer avantazhin, uruguajani shënoi në min 48’ dhe 64.

Fernandes shënoi nga penaltia në min 71’ i ndjekur nga Paul Pogba i cili shënoi në min 75’.

Golin e gjashtë në këtë takim e shënoi Mason Greenwood në min 86’.

Tani, United pothuajse ka siguruar finalen, ku në duelin tjetër, Villareali ka mposhtur Arsenalin.

Rezultati përfundimtar, Manchester United 6-2 Roma./Lajmi.net/