Manchester United në negociata të avancuara me Varanen
Manchester United është gjithmonë e më afër arritjes së marrëveshjes me qendërmbrojtësin Raphael Varane.
Sport
Francezi është një ndër yjet që mund të shitet gjatë verës, ngase i skadon kontrata në vitin 2022 dhe ende nuk e ka rinovuar, përcjellë lajmi.net.
Por, sipas El Chiringuito, Varane nuk do të rinovojë kontratën dhe është në negociata të avancuara me “Djajtë e Kuq”.
Mbrojtësi nuk ka qenë perfektë këtë edicion, por kohën e fundit ka nisur të rigjejë formën dhe të dëshmoi se është i kompletuar.
Është i shpejtë, i mirë në ajër dhe e kupton lojën mjaftë mirë, andaj United e sheh si lojtari ideal për të qenë partner i kapitenit Harry Maguire.
Real Madrid nuk do e lejojë lojtarin të largohet si agjent i lirë sepse kontrata i skadon në vitin 2022.
Në rast që vërtet ndodh ky transferim, atëherë do ishte ‘shok’ i vërtetë për “Los Blancos”, që janë afër të humbasin edhe Sergio Ramosin gjithashtu./Lajmi.net/
? EXCLUSIVA de @10JoseAlvarez ?
‼️"VARANE lo tiene muy AVANZADO con el UNITED"
⚠️"El R. MADRID da por hecho que NO va a RENOVAR". #ChiringuitoMadrid pic.twitter.com/ph0nkJa9S4
— El Chiringuito TV (@elchiringuitotv) April 15, 2021