Manchester United në bisedime për transferimin e N’Golo Kante
Manchester United janë gati për goditjen e madhe në merkato.
Sport
Mesfusha vazhdon të jetë problem për United, përkundër shumë përforcimeve në këtë fazë në sezonet e fundit.
Raportime të ‘Mirror’ bëjnë të ditur se tashmë ‘Djajtë e Kuq’ po shohin për transferimin e N’Golo Kante, transmeton lajmi.net.
Francezi është i hapur të largohet nga Chelsea dhe ‘Old Trafford’ mund të jetë një opsion për të.
United ka kontaktuar këshilltarët e Kante, dhe planifikojnë një marrëveshje surprizë.
Kante duhet të pranojë ulje të madhe në pagë, për t’iu bashkuar skuadrës së United. /Lajmi.net/