Manchester City triumfon ndaj Birmingham, kualifikohet tutje

Ashtu siç pritej, Manchester City nuk ka lejuar befasi duke triumfuar në shtëpi ndaj Birminghamit.

Sport

10/01/2021 16:24

“Qytetarët” fituan me rezultat bindës 3 – 0, pavarësisht disa mungesave, përcjellë lajmi.net.

Bernando Silva ndryshoi rezultatin qysh pas 18-të minutave lojë.

I njëjti pas asistimit të De Bruyne, shënoi për 2 – 0 (15′).

Kurse, golin e tretë që doli të jetë i fitores për vendasit e realizoi talenti Phil Foden pas asistimit të Mahrezit (33′).

Me këtë fitore, City është kualifikuar në raundin e 16 skuadrave më të mira./Lajmi.net/