Manchester City ‘shkel’ skuadrën e Fulham, kalon në raundin tjetër të Kupës FA

Manchester City me lehtësi ka siguruar raundin tjetër të garave në Kupën FA.

Sport

26/01/2020 15:52

Tashmë me pak gjasa për Premierligën, Man City po sigurohet të bëjë një rrugëtim të mirë në Kupën FA, ku sot ka mposhtur skuadrën e Fulham me rezultatin 4:0, shkruan lajmi.net.

Serinë e golave në këtë ndeshje e hapi Ilkay Gundogan, i cili u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë, në minutën e 8’. Nga ky moment, Fulham luante pa një lojtarë.

Bernardo Silva u përkujdes për të dyfishuar epërsinë, kur në minutën e 19’ dërgoi topin në rrjetë për 2:0.

Në pjesën e dytë, ‘Citizens’ të udhëhequr nga Pep Guardiola shënuan edhe dy herë. Në të dyja rastet, protagonisti ishte Gabriel Jesus (72’, 75’).

Me këtë fitore, Manchester City do të jetë në raundin e pestë të Kupës FA. /Lajmi.net/