Manchester City prezanton statujën e Agueros

Gjiganti anglez, Manchester City kanë prezantuar statujën e Sergio kun Agueros.

Sport

13/05/2022 18:02

Aguero mund të cilësohet si një legjend e klubit të Manchester City.

Ai është golashënuesi më i mirë i ekipet dhe ishte vendimtar në sezonin 2011-12 që ‘Citizens’ të triumfonin në Premier Ligë.

Aguero shënoi golin vendimtar të ‘Citizens’ në minutat shtesë ndaj Queen Park Rangers, kështu për t`ia dhuruar trofeun e ligës angleze.

Për nder të 10 vjetorit të atij goli vendimtar, Man City kanë prezantuar statujën e Agueros jashtë stadiumit ‘Etihad’.

Argjentinasi iu bashkua ekipit anglez nga Atletico Madrid në vitin 2011 ku shënoi 260 gola në 390 paraqitje për Manchester City./Lajmi.net/