Manchester City me avantazh prej dy golave ndaj Norwich, Grealish shënon golin e parë me klubin

Manchester City është duke fituar ndaj skuadrës së provomoar këtë sezon, Norwich.

Sport

21/08/2021 16:28

“Citizens” fillimisht kanë kaluar në epërsi me anë të një autogoli të shënuar nga portieri Tim Krul në minutën e 7-të, pasi fillimisht ai e bllokoi goditjen e Ferran Torres.

Për golin e dytë u përkujdes 100 milionshi i ardhur këtë verë, Jack Grealish i cili shënoi një gol të lehtë për të dyfishuar epërsinë në minutën e 22-të.