Manchester City konfirmon tri raste të tjera me COVID-19

Rastet me COVID-19 të skuadra e Manchester City duket se nuk kanë të ndalur.

Sport

06/01/2021 11:48

“Qytetarët” sot (e mërkurë) kanë njoftuar për tri raste të tjera, shkruan lajmi.net.

Klubi anglez ka konfirmuar se Scott Carson, Cole Palmer dhe një pjesëtarë i stafit kanë rezultuar pozitiv në analizat e koronavirusit.

Të gjithë janë në izolim duke ndjekur protokolin e Premierligës.

“Manchester City mund të konfirmojë se Scott Carson, Cole Palmer dhe një pjesëtarë i stafit kanë rezultuar pozitiv me COVID-19”, shkruhej në komunikatë./Lajmi.net/