Manchester City i “frikshëm” edhe në miqësore, mposht Bayern Munich

Skuadra e Manchester Cityt ka mposhtur Bayern Munich me rezultatin 2 me 1 në ndeshjen miqësore të zhvilluar në Japoni. Në stadiumin “National Olympic” në Tokio kampioni i trefisht sezonin e kaluar arriti fitore 2 me 1, shkruan Lajmi.net Në pjesën e parë u shënua vetëm një gol dhe ishte McAtee që realizoi për ekipin…

Sport

26/07/2023 14:22

Skuadra e Manchester Cityt ka mposhtur Bayern Munich me rezultatin 2 me 1 në ndeshjen miqësore të zhvilluar në Japoni.

Në stadiumin “National Olympic” në Tokio kampioni i trefisht sezonin e kaluar arriti fitore 2 me 1, shkruan Lajmi.net

Në pjesën e parë u shënua vetëm një gol dhe ishte McAtee që realizoi për ekipin e Pep Guardiolas.

Pjesa e dytë ishte më interesante, sepse dy skuadrat futën në lojë më shumë yje.

Fillimisht Tel barazoi shifrat në minutën e 81’të, dhe vetëm pas katër minutave Emeric Laporte shënoi për rezultatin përfundimtar 1 me 2.

Miqësorja e radhës për ekipin nga Premier League do të jetë më 30 korrik, kundër Atletico Madrid.

Kurse Bayern Munich e zhvillon më 29 korrik ndaj Kaëasaki Frontale./Lajmi.net/