Manchester City fitues i ‘Carabao Cup’
Manchester City e ka fituar titullin e parë sezonal.

Sport
Skuadra e Pep Guardiolas në një atmosferë të jashtëzakonshme në ‘Wembley’, ka fituar ‘Carabao Cup’ duke e mposhtur 3:0 në finale Arsenalin.
Sergio Aguero në minutën e 18’ i dha epërsinë e parë Cityt.
Në pjesën e dytë, City shënoi edhe dy gola.
Mbrojtësi Kompany u përkujdes për dyfishimin e epërsisë në minutën 58’, ndërsa David Silva në minutën e 65’ shënoi për 3:0./Lajmi.net/