Manastiri i Deçanit problem për deçanasit: S’lejon me kalu anej as me lopë as me dhenë

Manastiri i Deçanit po vazhdon të jetë problem për qytetarët aty që kur iu është dhënë toka manastirit. Në një intervistë për lajmi.net, deçanasit janë shprehur të shqetësuar duke thënë se iu morën edhe tokat fshatarëve “Slejon me kalu anej as me lopë as me dhenë”, ka thënë një nga qytetarët e Deçanit i cili…

Lajme

20/02/2024 19:21

Manastiri i Deçanit po vazhdon të jetë problem për qytetarët aty që kur iu është dhënë toka manastirit.

Në një intervistë për lajmi.net, deçanasit janë shprehur të shqetësuar duke thënë se iu morën edhe tokat fshatarëve

“Slejon me kalu anej as me lopë as me dhenë”, ka thënë një nga qytetarët e Deçanit i cili ka thënë se duhet t’i bien rreth e rrotull për të kaluar atë pjesë pasi sipas tij është rrugë kryesore.

Një qytetar tjetër ka thënë se kjo tokë i ka takuar shtetit dhe prej kur i është dhënë toka manastirit është bërë problem për ta.

“Që nga viti 1974 kur e mbaj mend unë kjo tokë është e Komunës së Deçanit, e tash po na pengon se nuk jemi të lirë”, ka thënë ai. /Lajmi.net/

Video: