Man Utd zyrtarizon marrëveshjen me Casemiron

Manchester United ka njoftuar zyrtarisht se tashmë është arritur marrëveshja në mes të palëve të përfshira për kalimin e Casemiros në “Old Trafford”. “Djajtë e Kuqë” këtë e bënë të ditur përmes uebfaqes së tyre zyrtare, duke thënë, ndër të tjera, se janë të lumtur që lojtari është pjesë e tyre. Krejt çka ka mbetur…

Sport

20/08/2022 07:58

Manchester United ka njoftuar zyrtarisht se tashmë është arritur marrëveshja në mes të palëve të përfshira për kalimin e Casemiros në “Old Trafford”.

“Djajtë e Kuqë” këtë e bënë të ditur përmes uebfaqes së tyre zyrtare, duke thënë, ndër të tjera, se janë të lumtur që lojtari është pjesë e tyre.

Krejt çka ka mbetur tashmë është kryerja e testeve mjekësore dhe nënshkrimi i kontratës së re.

Lojtari do të firmosë një marrëveshje katërvjeçare, teksa shuma e transferimit të tij është diku rreth 60 milionë euro, pa i llogaritur bonuset. /Lajmi.net/