Të Infektuar: 4307

Të Shëruar: 2095

Të Vdekur: 94

Man Utd vazhdon me paraqitje të mira, mposht lehtësisht Brightonin

23:07 | 30 Qershor 2020

Manchester United ka treguar një tjetër performancë të mirë, duke e mposhtur 0-3 në udhëtim Brightonin, në ndeshjen e xhiros së 32-të.

Me paraqitje të mirë në këtë ndeshje u dallua talenti Mason Greenwood, që në minutën e 16’, shënoi për epërsinë 0-1 të Manchester United, shkruan lajmi.net.

Në minutën e 29’, në listën e golashënuesve regjistrohet edhe Bruno Fernandes, që shënoi për 0-2 pas një asistimi të pranuar nga Paul Pogbas.

Ishte sërish Bruno Fernandes që shënoi për ‘Djajtë e Kuq’ (0-3), pas një asistimi të pranuar nga Mason Greenwood.

Pas kësaj fitore, Manchester United numëron 52 pikë, dy më pak se Chelsea që zë vendin e katërt në tabelë./Lajmi.net/