Man Utd pas mbrojtësit që ‘kushton’ 146 milionë euro
Paris Saint-Germain e ka lënë gojëhapur Manchester Unitedin duke kërkuar 146 milionë euro për shitjen e qendërmbrojtësit Marquinhos.
Sport
Me fjalë tjera nuk është në shitje. Manchester United duhet të dorëzohet në përpjekjet për transferimin e qendërmbrojtësit të Paris Saint-Germain, Marquinhos.
Red Devils kanë shprehur interesim për brazilianin. Mirëpo, sipas “Sky Sports”, kampioni i Ligue 1 i ka lënë gojëhapur me përgjigjen: “Na paguani 146 milionë euro dhe është i juaji”.
Një qëndrim i ekzagjeruar, mirëpo që mund të interpretohet si vendosmëri nga ana e Paris Saint-Germain për të mos e shitur Marquinhosin, mbrojtës i cili në verën e vitit të kaluar u kërkua nga Barcelona.
Pikërisht në verën e vitit të kaluar, Paris Saint-Germain pagoi 65 milionë euro për blerjen e David Luizit nga Chelsea.