Man Utd pa plan në merkato: Humbje 1 miliard euro në dekadën e fundit

Manchester United kanë regjistruar humbje të mëdha me menaxhimin e afateve kalimtare.

Sport

07/02/2022 17:17

Regjistrime të publikuara nga dekada e kaluar, tregojnë se Manchester United kanë pësuar humbje ekonomike deri në 1 miliard euro.

Gjithë kjo ka ndodhur me transferimet e pakontrolluara, ku skuadra ka bërë transferime të mëdha, por nuk ka bërë shitje mjaftueshëm.

‘Djajtë e kuq’ i bashkohen 13 skuadrave tjera angleze në top 20-ën e bilanceve me të këqija në transferime, përcjell lajmi.net.

Manchester United kanë shpenzuar 1.5 miliard euro gjatë dekadës së kaluar, dhe kanë fituar 470 milionë euro. Kjo i nxjerr ata me një barazim prej 1.1 miliard shpenzime të pakompenzuara.

E dyta qëndron skuadra e Man City, me 1.6 miliard të shpenzuara dhe 715 milionë të arkëtuara, me bilanc prej 984 milionë euro të pakompenzuara në merkato.

Më poshtë lajmi.net ua përcjell top 10 të bilancit negativ./ Lajmi.net/